Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Si Covid mund të godasë gjuhën, shenjat e para, studiuesi: Prek 1 ndër 5 persona dhe shkakton ulçër

Si Covid mund të godasë gjuhën, shenjat e para, studiuesi: Prek 1

Quhet “gjuhë Covid-i”, dhe është një simptomë që konsiston në inflamacion të gjuhës, dhe që në fakt mund të shkaktojë ulçera, ënjtje dhe herë pas here njolla të bardha. Kjo është ajo që doli nga një analizë e Kolegjit Mbretëror të Londrës.

Sipas saj, 21 për qind e pacientëve pozitivë me koronavirus, po përdorin aplikacionin Covid Symptom Study, në të cilin miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar mund të raportojnë shenjat e ndryshme të infeksionit dhe t’i ndihmojnë kësisoj studiuesit që të identifikojnë ato më të zakonshmet.

Ndër to u raportuan simptoma dermatologjike. Dhe midis këtyre, ekziston edhe glossiti, një term teknik që tregon një inflamacion të gjuhës, që deri më tani konsiderohej si një simptomë mjaft e rrallë. Ai që foli për këtë fenomen në Twitter ishte Tim Spektor, epidemiolog i Kolegjit Mbretëror të Londrës, për të na bërë të kuptojmë më mirë se çfarë është, postoi një foto të së ashtuquajturës “gjuhë e Covid-it”, duke shtuar se si kjo simptomë është raportuar nga një numër gjithnjë në rritje pacientësh që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

“Një në pesë persona me Covid-19, kanë më pak simptoma të zakonshme,që nuk përfshihen në listën zyrtare të bërë publike nga institucionet e shëndetit publik në Angli, siç janë skuqjet e lëkurës. Ne po shohim aktualisht një numër në rritje të rasteve të “gjuhës së Covid-it” dhe ulçerave të çuditshme të gojës. Prandaj nëse keni simptoma të çuditshme apo edhe thjesht një dhimbje koke dhe lodhje, qëndroni në shtëpi!”- u shpreh Spektor në postimin e tij.

Që pacientët me koronavirus pozitiv mund të zhvillojnë gjithashtu edhe simptoma të lëkurës, ose më saktë skuqje, nuk është asgjë e re. Në fakt, ka gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se si këto skuqje të lëkurës marrin një larmi të madhe formash:nga ato të ngjashme me urtikarien, tek ato të rrjetës retikulare, deri te skuqjet tanimë të famshme të ngjashme me djegiet në gishtat e këmbëve dhe duarve.

Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse këto skuqje shkaktohen në të vërtet nga koronavirusi dhe ndërlikimet e tij, apo vijnë për shkak të faktorëve të tjerë, si reagimet ndaj barnave apo bashkë-infeksionet, e shkaktuara nga sëmundje të tjera infektive. “Gjuha e Covid-it”, thotë Spektor, mund të lidhet zakonisht me një varg sëmundjesh. Por tani po raportohet si një simptomë që shoqëron koronavirusin e ri, dhe që mund të zgjasë me javë ose muaj.

Zbulimi erdhi falë një aplikacioni për smartphone. Spektor është në krye të projektit kërkimor "ZOE COVID Symptom Study", një aplikacion i shkarkuar nga mbi 4.5 milion njerëz në të gjithë botën falë të cilit mund të raportohen simptomat e përjetuara pas infeksionit. Falë të dhënave të mbledhura nga ky aplikacion, për shembull, ishte e mundur të analizohej evolucioni i "Long COVID", një grup simptomash - të tilla si lodhja - e cila vazhdon edhe pas muajsh të kapërcimit të infeksionit akut, si dhe llojeve të ndryshme të skuqjet e lëkurës. Duke punuar me King's College të Londrës, Shoqata Britanike e Dermatologëve ka identifikuar tetë prej tyre. Tani, midis këtyre ekziston edhe gjuha nga Covid.

Simptoma të tjera dermatologjike, të listuara tashmë në regjistrat zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), variojnë nga urtikaria te skuqjet e ngjashme me të dhenve, fluskat dhe skuqjet e ngjashme të lëkurës. shenja në duar dhe këmbë. Manifestimet e ndryshme lëkurore të sëmundjes mund të vijnë nga qarkullimi i dëmtuar i enëve të gjakut, veçanërisht tek të moshuarit, ose ato mbeten simptomat e vetme të Covid-19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore