Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shumica e studentëve refuzojnë vaksinimin me detyrim

Shumica e studentëve refuzojnë vaksinimin me detyrim

Për të ndjekur mësimin në auditor, pra për të hyrë brenda në fakultet studentët e kanë detyrim vaksinimin, por jo të gjithë e kanë kryer atë edhe pse jemi në prag të nisjes së vitit të ri akademik në 11 tetor. Disa prej studentëve nuk kanë besim te efektiviteti i vaksinës, si rasti I studentit të vitit të parë në UPT Redi Bajraktari.

Nuk e bëj vaksinën. Nuk kam besim, do na thonë bëj dhe dozën e tretë e të katërt

Ndërsa Bora Hoxha studentja e fakultetit të inxhinieri telekomunikacionit ka injektuar vaksinën nga frika e humbjes së vitit akademik.

E bëra për shkak të detyrimit. Edhe pse nuk doja.

Një pyetësor me 2262 e studentëve i realizuar nga Bordi kombëtar i studentëve tregon një panoramë më të qartë në lidhje me vaksinimin e studentëve.

74% e studentëve janë shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm, megjithatë 54% prej tyre janë vaksinuar për shkak të imponimit. /Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore