Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shtrenjtohen banesat në Tiranë/ Shikoni si variojnë çmimet nga Blloku e deri tek jashtë Unazës

Shtrenjtohen banesat në Tiranë/ Shikoni si variojnë çmimet

Banesat në Tiranë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, patën rritje të mëtejshme të çmimit të një metri katror. Nga tremujori i parë i vitit 2021, kur një metër2 vlerësohej me 1.100 euro, çmimi për m2 u rrit me 4.5%, duke shkuar në 1.150 euro në 2022-shin. Por, në zona të ndryshme të kryeqytetit, një metër2 shitet më lirë apo më shtrenjtë se mesatarja.

Çmimet në zonën e ish-Bllokut

Si gjithmonë, banesat në zonën e ish-Bllokut, kanë çmimin më të lartë për m2, ndonëse në fillim të vitit 2022 çmimi ra me 3.1%. Ai mesatar shkoi në 1.550 euro, nga 1.600 euro që ishte në fund të 2021-shit, dhe ai median qëndroi po 1.500 euro. Në raport vjetor, çmimi mesatar i një m2 në bllok është rritur me 3.3% dhe ai median është rritur me 10%. Vlera më e shtrenjtë e banesave në zonën e Bllokut ishte gjatë tremujorit të tretë të vitit të shkuar, kur një metër katror, shkoi mbi 1.600 euro, mesatarisht. Ndërsa, ajo më e ulët është gjatë tremujorit të dytë të 2020-s, kur një m2 shitej me çmim mesatar 1.200 euro.

Çmimet në zonën e Unazës së Vogël

Banesat në zonën brenda Unazës së Vogël, kanë pasur luhatje të vogla në çmime dhe për tremujorin e parë 2022, një m2 është vlerësuar 1.280 euro mesatarisht dhe mediana 1.200 euro. Çmimi mesatar është rritur me 6.6% nga tremujori i fundit 2021 dhe ai median me 1.8%.

Krahasuar me tremujorin e parë i 2021-shit, një m2 në zonën e Unazës së Vogël shitet mesatarisht 8.4% më shtrenjtë. Çmimi median është rritur me 9.9%.

Çmimet në zonën jashtë Unazës së Vogël

Çmimet e banesave jashtë zonës së Unazës së Vogël kanë pësuar rritje të menjëhershme gjatë tremujorit të parë 2022, duke arritur një mesatare prej 1.050 euro/m2 dhe mediana prej 1.000 euro/m2. Çmimi mesatar është rritur me 5% nga fundi i 2021-shit dhe ai median me 2%. Nga tremujori i parë i 2021-shit, në atë të 2022-shit, çmimi mesatar nuk ka pësuar ndryshime, por mediana është rritur me rreth 50 euro.

Më herët gjatë vitit, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA), tregoi për Gazetasi.al se pritet një rritje deri në 4% çdo vit. Rritja do të ndikohet nga inflacioni i lartë që po ashtu pritet të shoqërohet me rritje pagash. Interesat bankare në nivele minimale kanë sjellë gjithashtu rritje të kërkesës për pasuri të patundshme, që rrit më tej vlerën e tyre./GazetaSi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore