Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Shtimi i testimeve pikë kthese”, epidemiologu Seferi: Identifikimi në masë, kufizon virusin

“Shtimi i testimeve pikë kthese”, epidemiologu Seferi:

Jemi përditë në pritje të shifrave të përditësuara që na ofron gjatë paradites Ministria e Shëndetësisë dhe dje shifra 117 e të infektuarve ishte një shifër rekord. Mes panikut të disave dhe kërkesës për shtim të masave mbrojtëse të disa të tjerëve, kemi shumë pyetje. Çfarë duhet bërë tani? Pse kurba e të infektuarve tanë është kaq atipike? Çfarë duhet të bëjmë tani?

Shumë specialistë të shëndetit publik thonë se situata në vendin tonë është alarmante. Nga ana tjetër ata nënvizojnë se gjithashtu nevojitet që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të përshtaten me realitetin e ri në ndërveprimin me njëri-tjetrin.

Sipas disa specialistëve të tjerë, testimet jo vetëm duhen shtuar, por edhe bërë shpejt, sidomos për personelin shëndetësor që është i rrezikuar dhe i rrezikshëm për të tjerët dhe duhen testuar periodikisht. Po kështu për çdo pacient që duhet operuar gjendja e tij për infeksionin duhet ditur më përpara.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up në Top Channel, ishte epidemiologu Indrit Seferi, i cili tha se shtimi i testeve është një pikë kyçe kundër kësaj pandemie, pasi kemi një panoramë më të gjerë se si është shpërndarë sëmundja.

Sipas tij, duke ditur shpërndarjen e Covid-19, ndihmojmë specialistët e shëndetësisë që merren me pjesën e politikave, me vendimmarrjen apo strategjitë, për të qenë sa më afër realitetit

Sipas ekspertit Seferi testimi shërben:

1. Individit: për diagnozë të hershme dhe trajtim të hershëm.

2. Popullatës: sepse nëpërmjet tij orientohet gjurmimi dhe ndërprerja e zinxhirit të transmetimit.

3. Specialistëve: sepse vetëm nëpërmjet testimit njihet situata epidemiologjike, vlerësohet risku, ndërtohen skenarët e mundshëm të ecurisë së epidemisë dhe jepen rekomandime të argumentuar.

4. Politikë-bërësve: sepse të dhënat nga testimi shërbejnë si tregues i efektivitetit të masave të marra.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore