Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shtetrrethimi dhe ora policore/ Zbardhet vendimi i plotë i Komitetit: Për tre javë...

Shtetrrethimi dhe ora policore/ Zbardhet vendimi i plotë i Komitetit:

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19.
Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dijse se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli.
Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.
“Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore