Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Shteti të rimbursojë çmimin e testit të COVID"

"Shteti të rimbursojë çmimin e testit të COVID"

Mjeku dhe eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka kërkuar nga qeveria që të rimbursohet testi i COVID për qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dasho thekson se në kushtet kur spitalet private, klinikat dhe laboratorët do të nisin të ofrojnë këtë shërbim, lind nevoja për disa masa rregullatore urgjente.

Postimi i Erion Dashos

Përfshirja e sektorit privat në ofrimin e shërbimit të testimit për COVID është një lëvizje në drejtimin e duhur, sepse në shtatë muaj pandemi sektori shtetëror u tregua i paaftë t'a ofronte këtë shërbim në përputhje me kërkesën dhe nevojat.

Në kushtet kur spitale private, klinika dhe laboratorë do të nisin të ofrojnë këtë shërbim, lind nevoja për disa masa rregullatore urgjente:

1. Në mënyrë ideale, shërbimi që ofrohet nga sektori privat duhet paguar nga pare publike, pra shteti të rimbursojë 100% çmimin e testit. Kjo është në përputhje edhe me ligjin e sëmundjeve infektive.

2. Ofruesit e shërbimit të testimit (qoftë të testit të tamponit, qoftë të testit serologjik) duhet të bëjnë publik informacionin teknik dhe financiar lidhur me testet e përdorur. Minimalisht duhet të deklarojnë çmimin, prodhuesin, vendin e prodhimit, vende të tjera europiane ku përdoret ky test dhe parametrat bazë (sensitivitetin dhe specificitetin).

3. Si në rastin kur është shteti që paguan, ashtu edhe në rastin kur qytetarët paguajnë privatisht, çmimi i ofrimit të testit duhet të rregullohet. Një nga mënyrat është çmimi tavan, por kjo ka anën negative se mund të nxitë ofruesit të blejnë teste me cilësi të ulët. Mënyra më e drejtë do të ishte vendosja e një marzhi fiks bazuar mbi çmimin e blerjes.

SOT VLERËSOHET SE KA NJË NEVOJË TESTIMI TË PAPËRMBUSHUR PREJ DISA QINDRA TESTE NË DITË. KJO PËRKTHEHET NË NJË BIZNES TË GARANTUAR QË LUHATET NGA 1 DERI 2 MILIONË DOLLARË NË MUAJ!

VOLUME TË TILLA TËRHEQIN JO VETËM OFRUESIT E NDERSHËM TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE PRIVATE, POR EDHE SPEKULANTËT E MUNDSHËM QË NUK MUNGOJNË NË KËTO RASTE!

ËSHTË PËRGJEGJËSIA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË TË RREGULLOJË URGJENTISHT KËTË SEKTOR JETIK NË FUNKSION TË MBROJTJES SË JETËS DHE SHËNDETIT TË QYTETARËVE DHE MOSLEJIMIT QË ATA TË BËHEN PRE E SHËRBIMEVE ME CILËSI TË ULËT DHE ÇMIME TË KRIPURA!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore