Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shtetësja italiane rrezikon të humbasë punën / Sorollatet nga mjekët, nuk i japin vërtetimin që është me Covid 19

Shtetësja italiane rrezikon të humbasë punën / Sorollatet

Del pozitive me Covid me tampon të kryer në shtet, mjekët shqiptar e sorollasin shtetasen italiane që kërkon një dokument, i cili vërteton se është e infektuar nga Covid 19.

Marilene Milliery bashkë me të fejuarin e saj Florian Akulli nga Gore e Lushnjes iu drejtuan Fiks Fare , pasi shtetësja italiane pasi kishte dal pozitive me covid 19 kërkonte një vertëtim që ishte e infektuar. Ajo kishte ardh me pushime në Shqipëri dhe dokumenti i duhej për mos të humbur vendin e punës në Itali.

Por kjo është dhe strumbullari i të gjithë problemit të saj pasi mjekët e sorollasin pa i dhën zgjidhje. Italiania që erdhi në Shqipëri për pushime nëse thyen karantinën rrezikon burgun, nëse qëndron në Shqipëri humbet vendin e punës vetëm për 1 vërtetim.

Në 16 prill 2020 u miratuan ndryshimet në Kodin Penal të cilat parashikojnë se
kush e përhap sëmundjen infektive kur është i diagnostifikuar si mbartës i virusit, dënimi është 2-5 vjet burg.

Ajo pasi kaloi pushimet në Sarandë në kthim ishte ndjerë keq dhe i ishte drejtuar spitalit të Fierit ku doli dhe me tampon pozitiv me covid 19. Tashmë ajo nuk di ku të përplaset, pasi në Lushnje në qytetin e të fejuarit i thonë që nuk është paciente e tyre , kurse në Fier mjekja epidemiologe i thotë që vërtetimin ia japin pasi mbaron karantinën. Po italiania duhet patjetër të paraqes në punën e saj vertëtimin që është prekur nga covid 19, për të mbajtur vendin e punës.

Fiksi iu drejtua mjekes së Lushnjes Elona Andrea e cila pohoi se qytetarja italiane nuk është e regjistruar në regjistrat e saj, si rrjedhojë nuk ka as kartelë. Dhe në këto kushte mjekja e familjes nuk mund ta lëshojë këtë vërtetim.

Fiksi u interesua edhe në spitalin e Fierit ku shtetësja italiane bëri tamponin. Mjekja epidiomologe Anila Moçi shpjegoi se vërtetimi lëshohet pasi është kryer periudha e karantinës. "Vërtetim lëshohet pasi ka përfunduar të gjithë procedurën e karantinimit, të cilin me protokoll është rregulluar dhe me ligj ku epidiomologu dhe drejtori RKSH-së firmosin që personi ka realizuar karantinën. Por pasi të bëhet ritestimi për individ të tillë duhet të kaloj 14 ditë që ta marri këtë vërtetim" pohon mjekja.

Pas tre orësh që Fiksi u interesua për rastin e shtetases italiane, i fejuari i saj mori në dorë dokumentin që vërteton se ajo është pozitive me covid 19.

Shtetësja italiane rrezikon të humbasë punën / Sorollatet

Shtetësja italiane rrezikon të humbasë punën / Sorollatet

Shtetësja italiane rrezikon të humbasë punën / Sorollatet

Shtetësja italiane rrezikon të humbasë punën / Sorollatet

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore