Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shqiptarët fitojnë 29 mandate në Maqedoni, si u ndanë vendet e deputetëve

Shqiptarët fitojnë 29 mandate në Maqedoni, si u ndanë vendet

Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levizja një mandat. Këto janë të dhëna nga ueb faqja e KSHZ-së.

Nga përpunimi i rezultateve në 2,773 vendvotimeve nga gjithsej, respektivisht nga rreth 80 për qind e vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 36.54 për qind, VMRO-DPMNE me 35.61 për qind, BDI me 10.06 për qind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.31 për qind. Partia e Majta ka 4.03 për qind, PDSH 1.4 për qind dhe Integra 1.37 për qind.

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve njofton se nga përpunimi i rezultateve të 93.96% të votave, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 36.13 për qind, VMRO-DPMNE me 34.65 për qind, BDI me 11.57 për qind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.79 për qind. Partia e Majta ka 3,96 për qind, PDSH 1.48 për qind dhe Integra 1.33 për qind.

Vendet ne Parlament

LSDM dhe koalicioni “Mundemi” –  46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 16 mandate
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate
PDSH 1 Mandat
E majta 1 mandat

Shqiptarët fitojnë 29 mandate në Maqedoni, si u ndanë vendet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore