Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shqiptarët duan të ikin, por Shqipëria po 'pushtohet' nga sirianët dhe irakenët

Shqiptarët duan të ikin, por Shqipëria po 'pushtohet'

Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt si një vend ku mund të përfitohet azil. Kjo vërtetohet nga të dhënat e fundit të referuara prej Institutit të Statistikave, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar kërkesa të tilla janë shtuar në një nivel rreth 50%.

Ku pjesën të madhe të tyre e zënë pikërisht njerëz nga vende që gjenden në konflikte të armatosura, ose e kanë kaluar një të tillë.

“Azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62.4% të azilkërkuesve gjithsej në vitin 2019”, pohojnë ekspertët e INSTAT-it.

Sipas tyre, me shifra konkrete rezultojnë 2.408 azilkërkues nga Iraku dhe 1.682 të tillë nga Siria.

Ndërsa lista vazhdon edhe me një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga vende të tilla si Maroku, Algjeria, Pakistani apo Afganistani, të cilat gjithashtu e konsiderojnë vendin tonë si një desinacion të mirë azilkërkimi.

INSTAT referon gjithashtu dukurinë se “vihet re një dominim i femrave në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri, me 80.3% të numrit gjithsej të tyre”.

Teksa shton se gjatë vitit të kaluar, autoritetet shqiptare kanë dhënë 24 vendime pozitive për statusin e refugjatit, pjesën më të madhe të të cilëve pikërisht për shtetasit nga Iraku dhe Siria.

Në fund, Instituti i Statistikave jep edhe të dhëna mbi të huajt rezidentë në Shqipëri, ku sipas tyre ata me origjinë nga Kosova janë shtuar më shumë nga të tjerët, deri në nivelin prej 20%. Pasuar nga të huajt me origjinë nga Italia deri në 7%, por edhe nga ata prej Turqie, që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për të jetuar.Euronews

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore