
Shqiptarët do të udhëtojnë drejt Kinës pa viza, marrëveshja hyn në fuqi pas...
Duke nisur nga ky vit, qytetarët shqiptarë do mund të udhëtojnë drejt Kinës pa patur nevojë që të marrin vizë. Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili thekson se marrëveshja mes dy vendeve do të futet në fuqi pas 30 ditësh. Rama ka ndarë foton e ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe zv.ministres së Jashtme, Megi Fino, të cilët kanë nënshkruar edhe marrëveshjen.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.
Përmes kësaj marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve, qytetarët shqiptarë do mund të qëndrojnë në Kinë për 90 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë siç ka funksionuar deri më tani.
Në ndryshim nga shqiptarët, qytetarët kinezë kanë pasur mundësinë që për qëllime turistike të futen në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa vizë për 90 ditë në 180 ditë. Tashmë me këtë marrëveshje do të krijohen lehtësira edhe për qytetarët shqiptarë që do të futen pa viza për qëndrim afatshkurtër në Kinë.



Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




