Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shqiptarët dhe rusët me përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit për vitin 2021

Shqiptarët dhe rusët me përkeqësimin më të

Shqiptarët dhe rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë sipas një grafiku krahasues që ndërtoi Eurostat, për këtë tregues nga 2015-2021.

Krahasimi që përfshiu disa vende të Europës dhe të tjera në zhvillim është një indeks i bazuar në një kombinim e anketave dhe vlerësimeve të korrupsionit nga 13 burime të ndryshme.

Indeksi bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë 2015-2021 Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport m veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike.

Korrupsioni gjithashtu shkakton dëme sociale, si përhapja e krimit të organizuar, trafiku i drogës dhe njerëzve. Korrupsioni gjithashtu minon besimin në institucionet demokratike dhe dobëson përgjegjshmërinë e udhëheqjes politike.

Sipas Transparency International, vendet anëtarë të BE- së vazhduan të renditen ndër më pak të korruptuarat në nivel global në 2021.

Brenda vendeve anëtarë BE-së, shtetet e Evropës Veriore arrijnë rezultatet më të mira, të tilla si Danimarka, Finlanda dhe Suedia, të cilat kryesojnë renditjen, ndërsa në anën tjetër të shkallës, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania treguan nivelet më të larta të perceptimit korrupsioni në të gjithë BE-në. Në vendet jashtë BE-së Shqipëria dhe Rusia kishin nivel të lartë të përceptimit të korrusionit në sektorin publik.

Në vitin 2020 Bashkimi Europian ka shpenzuar 45 miliardë euro me qëllim forcimin e sistemit të drejtësie.

Ekziston një marrëdhënie e dukshme midis indeksit të korrupsionit dhe pavarësisë së perceptuar mbi sistemin e drejtësisë. Vendet me indeks të ulët korrupsioni, si Danimarka, Finlanda apo Suedia, kanë përqindje të lartë të vlerësimit nga popullsia mbi pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në të kundërt, vendet me vlerësime më pak optimiste të sistemit të drejtësisë kanë një përhapje më të madhe të korrupsionit. Eurostat vlerëson se besimi në institucionet politike është kyç për demokracitë efektive. Nga njëra anë, besimi i qytetarëve rrit probabilitetin që ata të votojnë në mënyrë demokratike. Ne anën tjetër, u siguron politikanëve dhe partive politike mandatin e nevojshëm për të marrë vendime që janë të pranuara në shoqëri. /Monitor/

Shqiptarët dhe rusët me përkeqësimin më të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore