Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shqipëria paguan 10 mln dollarë për vaksinat kineze

Shqipëria paguan 10 mln dollarë për vaksinat kineze

10 milionë dollarë do të paguajë qeveria shqiptare për vaksinat kineze. Dje në Tiranë mbërritën nga distributori në Turqi 192.000 dozat e para të “Sinovac”, ndërsa më pas pritet që të vijë edhe pjesa tjetër që është firmosur në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe kompanisë.

Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe në formën e një akti normativ marrëveshjen me kompaninë turke që do të mundësojë sigurimin e vaksinës kineze.

"Miratimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” A.?. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij akti normativ", thuhet në këtë akt normativ.

Shqipëria paguan 10 mln dollarë për vaksinat kineze

.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore