Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shqipëria hapa të vogla në testime, por asnjë nismë për aparaturën ECMO

Shqipëria hapa të vogla në testime, por asnjë nismë

Që në fundin e muajit shkurt, një alarm nga mjekë të njohur të QSUT për situatën epidemiologjike në shtetin fqinj Itali, duket se ra në vesh të shurdhër. Ndërsa Italia fqinje po numëronte vdekjet e para nga covid 19, në Shqipëri ende vendi konsiderohej me rrisk të ulët.

Alarmi i mjekëve kishte të bënte së pari me testimet e shpejta të njohur si Real time PCR. I vetmi testim deri në këtë moment ka qenë analiza e tamponit e cila diagnostikonte nëse ishe apo jo i infektuar nga koronavirus. Vetëm në datën 19 korrik ministria e Shëndetësisë ndryshoi protokollin për testimet serologjike, duke lejuar kryerjen e tyre dhe në shërbimin privat.

Akuzat për moskryerjen e testit të shpejtë në laboratorin e mikrobilogjisë deri më tani, lidhen me kushtet e kontratës së koncesionarit, i cili nuk lejon kryerjen e tyre vecse në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik

Po me aparaturat e ventilimit, si paraqitet situata? Deri në muajin shkurt Shqipëria numëronte 140 entilatorë mekanikë, këtu përfshire edhe strukturat private që do të thotë, që mund të trajtohen vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht, pjesa tjetër në mëshirë të fatit.

“Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me një aparat tjetër qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokirurgji, por sidomos pas epidemisë se H1N1 si e vetmja alternative për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri”, shkruante në muajin shkurt doktor Edvin Prifti, kardiokirurg në QSUT.

I pyetur nga Gazeta “Shqip”, Prifti tha se kjo aparaturë me vlerë 50-60 mijë euro gjendet sot në rajon e Toskanës e cila numëron po aq banorë sa Shqipëria/

“Në Toskanë sot ke 67 aparatura ECMO të cilat shpëtojnë me gati 50 përqind jetën e pacientëve. Por Shqipëria ende nuk e ka një aparaturë të tillë, as në shërbimin publik as në shërbimin privat”, u shpreh mjeku Prifti.

Si në çdo situatë rrisku, duket se ecuria në trajtimin e patologjive me rrisk të lartë në shëndet do të jetë me hapa breshke ndërkohë që vendet fqinje e më gjerë po avancohet me kapjen në kohë të rasteve të reja me covid 19 apo me shpëtimin e jetëve. Ndërsa tek ne, shifrat e të prekurve të rinj janë në rritje e po ashtu dhe numri i viktimave.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore