Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shqipëria do të vaksinojë adoleshentët me Pfizer

Shqipëria do të vaksinojë adoleshentët me Pfizer

Shqipëria pritet t’i japë ‘ok’ vaksinimit anticovid edhe tek fëmijët. Disa vende të Bashkimit Europian si Italia dhe Rumania kanë nisur vaksinimin e tyre në 1 qershor.

“Është një rekomandim që do të përpunohet dhe bëhen plane të mundshme. deri më tani vetëm pfizer ka marrë aprivim për aplikim në moshat 12 deri në 15 vjeç. ka vaksina të tjera, por po stiduohen dosjet në lidhje me Pfizer”, deklaron Silva Bino, shefe e Departamentit të ISHP-së për Sëmundjet Infektive.

Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar aplikimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët 12 vjeç e lart.

Lidhur me këtë po diskuton edhe Shqipëria. Bino thotë se është duke u hartuar plani i vaksinimit të adoleshentëve nëse kjo do të miratohet.

Kanë kaluar vetëm 6 muaj që kur nisi vaksinimi dhe studime të ndryshme kundërshtojnë njëri-tjetrin. Me shumë gjasë vaksina anticovid tanimë do të jetë e përvitshme theksojnë ekspertë të shëndetësisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore