Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shpresë për një kurë ndaj kancerit / Shkencëtarët zbulojnë kurën që zhduk tumoret e kokës dhe qafës

Shpresë për një kurë ndaj kancerit / Shkencëtarët

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një kurë të re për trajtimin e tumoreve terminalë në kokë dhe qafë dhe sipas tyre, kura është në gjendje që të shërojë plotësisht pacientët.

Sipas studiuesve të Institutit Kërkimor të Kancerit dhe Fondacionit “Royal Marsden”, përfundimi ka dalë pas testimit të një koktejli ilaçesh që shërbejnë më vete për të ngadalësuar dhe lehtësuar dhimbjet nga ky lloj kanceri.

Njëri prej pacientëve që iu nënshtrua kësaj kure testuese parashikohej që të vdiste nga kanceri katër vite më parë. Ai gëzon sot shëndet të plotë dhe i tregoi “The Guardian” momentin kur infermieret e morën në telefon për t’i thënë se tumori që kishte në kokë ishte zhdukur plotësisht.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kombinimi i nivolamub dhe ipilimumab reduktojnë përmasat e tumoreve në kokë dhe qafe te pacientët terminalë, ndërsa te disa pacientë kura e zhdukur fare sëmundjen, madje duke habitur edhe vetë mjekët.

Ekspertët besojnë se kombinimi i këtyre dy ilaçeve të imunoterapisë mund të shërbejë në të ardhmen për të kuruar edhe forma të tjera të kancerit, edhe më komplekse se tumoret në kokë dhe qafë.

E sigurtë, sipas tyre, është që kjo kurë zgjat jetëgjatësinë te pacientët e identifikuar me sëmundjen terminale, ndërsa është vënë re se edhe efektet anësore të saj janë shumë herë më të vogla se kurat aktuale, siç është kimioterapia.

Në testime morën pjesë mbi 1 mijë pacientë terminalë me kancer në kokë dhe qafë. Ajo që vunë re studiuesit është se edhe në këtë rast, kurimi duhet të nisë në fazat e hershme të sëmundjes për të pasur shanset më të mëdha të shërimit. Megjithatë, edhe te pacientët në forma të rënduara, u vu re një përmirësim i tyre dhe zgjatje të tjetës me disa viten dhe me pak efekte anësore të shkaktuara nga ilaçet.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore