Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shpiket maska inteligjente: Mat temperaturën dhe frymëmarrjen dhe të paralajmëron rrezikun e Covid

Shpiket maska inteligjente: Mat temperaturën dhe frymëmarrjen dhe

Inxhinierët holandezë po zhvillojnë një maskë "inteligjente" që monitoron parametrat vitalë të një përdoruesi, si temperatura dhe frymëmarrja, dhe i paralajmëron ata kur maska duhet zëvendësuar. Prodhuesit e saj shpresojnë që maska inteligjente, ende në fazën e zhvillimit, përfundimisht do të jetë në gjendje të paralajmërojë përdoruesit nëse thithin substanca toksike.

Shumë njerëz kanë zhvilluar një marrëdhënie dashurie ose urrejtje me maskat për fytyrën. Ndërsa ofrojnë një farë mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19, maskat mund të jenë të pakëndshme dhe madje mund të bëhen burim i infeksionit.

Tani, mjekët dhe inxhinierët në Holandë po zhvillojnë një maskë inteligjente që përdor sensorë dhe të dhëna për t'iu kundërvënë këtyre sfidave.

Maska lejon përdoruesit të monitorojnë parametrat e tyre jetësorë, si frymëmarrjen dhe temperaturën, falë sensorëve elektronikë brenda saj.

“Mund të vendosim sensorë elektronikë për parametra të ndryshëm si për frymëmarrjen, për temperaturën, për të ditur nëse përdoruesi është në gjendje të mirë ose jo, duke bërë për shembull, që maska të japë një dridhje kur ka rrezik", thotë Ashok Sridhar, hulumtues në qendrën Holst.

Shpiket maska inteligjente: Mat temperaturën dhe frymëmarrjen dhe

Qëllimi është të krijohet një maskë që mund të monitorojë të gjitha llojet e parametrave, të tilla si mbushja me oksigjen, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura e trupit, por edhe për t’i analizuar këto të dhëna.

Kjo lloj maske mund të komunikojë me shumë aplikacione të tjera, të tilla si monitorimi i pacientëve të sëmurë ose në proces rehabilitimi.

Por tani për tani, maska inteligjente e fytyrës ka funksionalitet të kufizuar. "E vetmja gjë që mund të monitorojë dhe t'ju tregojë kjo maskë është nëse nuk është e efektshme. Pra, ajo nuk ka më shumë mekanizma sigurie për të ndaluar virusin ose bakteret sesa një maskë normale. Por ajo të tregon kur maska është e efektshme dhe kur nuk e ka më atë nivel mbrojtje", thotë zoti Sridhar.

Ekspertët në qendrën Holst, nismëtare në teknologjinë e elektronikës së printuar, po zhvillojnë gjithashtu një bluzë inteligjente.

Printerët e veçantë stampojnë një shtresë të hollë me qarqe elektronike që mund t'i bashkangjiten tekstileve.

"Nëse je atlet dhe do të vraposh, nuk ke pse mban telefonin me vete, për shembull. Këto elektroda do të masin parametrat tuaj jetësorë dhe më pas do t'i komunikojnë ato në pajisjen që është e bashkangjitur këtu. Dhe kur të keni mbaruar aktivitetin dhe të ktheheni në shtëpi ose në zyrë, thjesht mund ta lidhësh me laptopin ose telefonin dhe sheh rezultatet e aktivitetit fizik”

Studimet mbi koronavirusin dhe mikrobet e tjera tregojnë se mbajtja e një maske ndihmon që njerëzit e infektuar të mos e përhapin sëmundjen tek të tjerët./VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore