
Shpërthimi i Koronavirusit/ Ministria jep alarmin: Rritje të pacientëve në spital, 16 vatrat e nxehta në Shqipëri
Nuk kanë të ndalur rastet e të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Ditën e sotme tre persona humbën betejën me Covid-19, duke shënuar e çuar në total në dy numrin e të vdekurve nga radhët e bluzave të bardha.
Ministria e Shëndetësisë sipas shifrave zyrtare të publikuara theksoi se janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier”, deklaroi Eugena Tomini.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm. Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketën respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive”, theksoi Tomini.
Shifrat në rritje kanë alarmuar ministrinë, e cila i kërkon qytetarëve të marrin masat e përcaktuara për distancimin fizik dhe vendosjen e maskave.
“Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën. Është vënë re një numër më i lartë i testimeve, por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me vetndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno-sanitare të sigurisë”, theksoi Tomini.
COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >

Situata e Covid/ Pipero: Nuk ndryshojnë masat, kur pritet ulja e rasteve
Historia e plotë >

Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut t...
Historia e plotë >
"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biz...
Historia e plotë >
"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

Lajmi i mirë/ Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

