Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Shoqëria shqiptare i përbuz fëmijët e sëmurë”, nëna e djalit me autizëm: Ngërçin më të madh e shoh te mjekët

“Shoqëria shqiptare i përbuz fëmijët e

Dita Botërore e Autizmit synon të rrizë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1 për qind e popullatës globale është autike.

Ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, psikologia Aida Shehi, e cila ka një djalë 17-vjeçar që vuan nga spektri autik.

Djali i saj Albi, shenjat e autizmit i ka shfaqur që kur ishte 6-muajsh , të pa provuar me një sëmundje të tillë, prindërit i neglizhuan me mendimin se fëmijët ndjekin etapa te ndryshme zhvillimi. Diagnoza e autizmit u vendos në vitin 2010 në Itali.

“Viti 2004 ka qenë një bum i madh me fëmijë me autizëm, dhe nuk dinim shumë rreth saj. Dyshuam vetëm kur nuk e shikonim që të ngrihej në këmbë, nuk ecte. Kalonim nga një doktor te tjetri, e secili jepte mendimin e vet. Ishte informacion i mjegullt deri kur shkuam në Itali. Diagnozën përfundimtare e morëm në vitin 2010 kur ishte 5 vjeç e gjysmë, kur e çuam në një spital në Milano të Italisë.  Po ta kishim diagnostikuar më herët do ishte ndryshe. Por presim që të flasë. Askush nuk na tha sa ishim në Shqipëri se është autizëm. Na thanë se i duhej të bënte terapi, por jo diagnozën”, tha Shehi.

Sipas saj, ngërçin më të madh e sheh te mjekët shqiptarë. “Pediatria duhet të ngrejë alarmin dhe të informojnë më mirë prindërit, ti drejtojnë te specialistët”, tha psikologia.

Ajo tregoi se për prindërit është shumë e vështirë, pasi është edhe shoqëria shqiptare e atillë që gjykon.

“Për prindërit është shumë e vështirë, ku duan të gjejnë fajtorin, por fajtori jo gjithmonë është. E ka fajin nëna apo babai? Madje familjet kanë arritur edhe në divorc, kur kanë marrë vesh se kanë një fëmijë me autizëm dhe kështu do vijojë gjithë jetën. Me familjen time kemi patur goxha komunikim, por më tepër njerëzit. Pyesin se a keni pasur raste të tjera në familje, te brezat më parë. Por kjo nuk ka lidhje, por shoqëria shqiptare do ta gjejë shkaktarin.

Nuk është vetëm autizmi, mjafton të ketë një problem fëmija dhe shoqëria shqiptare nis e gjykon, nuk i pranon, i përbuz fëmijët me probleme. Nuk e mendojnë se është një fëmijë si gjithë të tjerët, një dhuratë nga natyra dhe Zoti”, tha ajo.

Më pas Shehi tha se janë dy pyetje që nuk duhen bërë kurrë kur dikush ka fëmijë të sëmurë: “Kush është fajtori? Dhe nga erdhi sëmundja? Sëmundja vjen dhe kaq”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore