Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shoqëria civile kundër hapjes së shkollave: Fëmijët në rrezik nga Covid, mungon plani i masave

Shoqëria civile kundër hapjes së shkollave: Fëmijët

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA i kërkon qeverisë të mos hapë shkollat  publike të arsimit parauniversitar, pa një studim të mirëfilltë të ndikimit dhe përhapjes së Covid tek fëmijët dhe për shkak të fëmijëve te familjet në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, kjo qendër thotë se hapja e shkollave duhet bërë vetëm nëpërmjet një plani kombëtar të mirë-studiuar, të konsultuar me prindërit dhe publikun, që merr në konsideratë shëndetin e fëmijëve, shkallën e përhapjes së virusit në Shqipëri, mundësitë e sistemit pediatrik që të përballet me rritjen e mundësisë që Covid-19 do të prekë edhe fëmijët më të varfër dhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve aspiratore, diabetit, mungesës së ushqimit të shëndetshëm etj.

"Një pjesë e mire e shkollave tona të arsimit parauniversitar publik janë thuajse jashtë çdo standardi të kujdesit minimal ndaj fëmijëve, përfshi edhe higjienën personale të tyre, e jo më të mendohet se këto lloj ndërtesash do të jenë të afta të ofrojnë sigurinë maksimale dhe mbrojtje ndaj Covid-19", thuhet në deklaratën e CRCA-së.

Aktivistët e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve thonë se shqetësimi i tyre lidhet me situatën epidemiologjike në vend  e cila  paraqitet aq e rëndë, sa Shqipëria dhe qytetarët tanë e kanë të ndaluar kategorikisht të udhëtojnë në një vend të BE-së.

Më tej ata i janë drejtuar dhe anëtarëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar urgjent nga Ministria e Arsimit, hartimin dhe konsultimin e një plani mbarëkombëtar për hapjen e vitit arsimor për arsimin publik parauniversitar për vitin shkollor 2020-2021.

"Ky plan duhet ndër të tjera të përfshijë edhe hapa të qartë të arsimimit në distancë të fëmijëve – nëse gjithmonë hapja e shkollave do të konsiderohet nga ekspertët si e pamundur", përfundon deklarata e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore