Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, tekst të njëjtë për gjuhën shqipe

Shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, tekst të njëjtë

Nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës, nisur nga viti i ardhshëm shkollor do ta mësojnë gjuhën shqipe me një tekst të përbashkët.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të kuptuar që dy vendet tona me një gjuhë të përbashkët duhet ta nisim gjithmonë nga gjuha për të unifikuar kurrikulat”, tha Mimoza Hysa, drejtore e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Libri “Gjuha Shqipe dhe kultura shqiptare” është ideuar për klasat e para deri në të treta.

“I gjithë qëllimi ynë ka qenë fshirja e kufijve nëpërmjet librit shqip”, tha Rita Petro, autore tekstesh shkollore.

Ministritë e Arsimit të dy vendeve e cilësojnë njësimin e gjuhës për shkollat shqipe në Diasporë si një faktor të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit.

Libri i gjuhës shqipe nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë i aksesueshëm edhe online. /euronews.al

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore