Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shkencëtarët paralajmërojnë variantin e ri Covid me numër të lartë mutacionesh

Shkencëtarët paralajmërojnë variantin e ri Covid me

Shkencëtarët pohuan se një variant i ri i Covid-it, që ka “numër jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, mund të shkaktojë valë të re të sëmundjes duke i shmangur sistemet mbrojtëse të organizmit.

Vetëm dhjetë raste në tri shtete janë konfirmuar përmes sekuencimit të gjenomit, por varianti i ri ka shkaktuar shqetësim serioz te disa hulumtues për shkak të numrit të madh të mutacioneve, që mund ta ndihmojë virusin që ta shmang sistemin imunitar.

Varianti B.1.1.529 ka 32 mutacione në proteinën e virusit që shumica e vaksinave e përdorin për ta nxitur sistemin imunitar kundër Covid-it. Mutacionet në këtë proteinë mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për t’i prekur qelizat dhe për t’u përhapur, por edhe t’ia vështirësojë punën qelizave imunitare për ta sulmuar virusin.

Ky variant së pari u vërejt në Botsvanë, shtet në pjesën jugore të Afrikës, ku janë shënuar tri raste. Gjashtë raste tjera janë konfirmuar në Afrikën Jugore dhe një në Hong Kong, te një udhëtar që ishte kthyer nga Afrika Jugore, shkruan The Guardian.

Dr. Tom Peacock, virolog në Kolegjin Perandorak të Londrës, tha se “sasia jashtëzakonisht e lartë e mutacioneve sugjeron se ky mund të jetë shqetësim i vërtetë”.

Rastet e para me këtë variant u identifikuan në Botsvanë më 11 nëntor, ndërsa rasti i parë në Afrikën Jugore u regjistrua tri ditë më vonë.

Në një seri postimesh, Peacock tha se "shumë, shumë duhet të monitorohet për shkak të profilit të tmerrshëm të majës", por shtoi se mund të rezultojë të jetë një "grup i çuditshëm" që nuk është shumë i transmetueshëm. “Shpresoj që të jetë kështu”, shkroi ai.

Dr Meera Chand, drejtoresha e studimeve te Covid-19 në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se në partneritet me organet shkencore anembanë globit, agjencia po monitoronte vazhdimisht statusin e varianteve të Sars-CoV-2 ndërsa ato shfaqen dhe zhvillohen në mbarë botën.

“Meqenëse është në natyrën e viruseve që të ndryshojnë shpesh dhe në mënyrë të rastësishme, nuk është e pazakontë që të lindin një numër i vogël rastesh që shfaqin grupe të reja mutacionesh. Çdo variant që tregon prova të përhapjes vlerësohet me shpejtësi,” tha ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore