Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shkenca jep lajmin e mirë: Po vjen “supervaksina” që lufton koronavirusin dhe gripin, ja kur do jetë gati

Shkenca jep lajmin e mirë: Po vjen “supervaksina” që

Një ekip kërkuesish bën me dije se brenda një viti do të jetë gati një “supervaksinë” që do të mbrojë njerëzit njëkohësisht nga gripi i zakonshëm dhe koronavirusi.

Profesori Ronald Eccles, që drejton një nga katedrat e universitetit të Kardifit prej 30 vitesh shprehet se nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të kombinuar dy vaksinat në një të vetme.

“Besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë të kombinuar për gripin dhe koronavirusin. Është më e lehtë dhe për njerëzit të bëjnë një vaksinë sesa dy”, shprehet profesori.

Eccles nënvizon se së pari do të duhej të kryheshin kontrolle sigurie për të mos ndërveprime të dëmshme midis dy vaksinave, por shton se nuk kishte gjasa të kishte ndonjë problem.

Kombinimi i vaksinave në një të vetme është përdorur shpesh në vaksinimin e fëmijëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore