
Shifrat zyrtare/ Virusi bën kërdinë, 119 të prekurit nga Covid brenda 24 orëve, qytetet rekord
Nuk ndalen shifrat e të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve janë regjistruar 119 të prekur duke shënuar sërish një rekord.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive", theksoi ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.
"Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19", deklaori Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik.
COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
Testime totale 36388
Raste pozitive 4290
Raste të shëruara 2397
Raste Aktive 1776
Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Lista e plotë/MEPJ: Shtetet ku mund të udhëtojnë lirisht shqiptarët, ja ku kërkohet karantina e tamponi

“Policët barkderrë”, Lleshaj ia gjen vendin njerëzve që i kap reforma: Do t’i çojmë roje në...

Një laborator gjigant për të testuar të gjitha vaksinat anti Covid, ja kur do të jetë gati
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
