Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shifrat/ Sa shqiptarë morën deri tani vaksinën anti Covid

Shifrat/ Sa shqiptarë morën deri tani vaksinën anti Covid

Fushata e vaksinimit në Shqipëri ka nisur më 11 janar të këtij viti. Procesi fillimisht nisi me vaksinimin e personelit mjekësor. Sipas të dhënave të siguruara nga Gazeta “Shqip” deri më 26 mars janë siguruar nga qeveria shqiptare  282.520 vaksina anti-Covid-19.

Nga këto: Pfizer BioNTech 42.120; Astra Zeneca 38.400; Sputnik V 10.000 dhe Sinovac 192.000”.

Paralelisht me bluzat e bardha dhe më pas  janë vaksinuar stafet mjekësore për të vijuar me të moshuarit dhe arsimtarët.

Aktualisht janë administruar në total mbi 60’000 doza. Nga të cilat: Mbi 30 mijë  doza për personelin mjekësor, Mbi 17 mijë doza për arsimtarët e pedagogët;Mbi 12 mijë doza për të moshuarit +80 vjeç”.

Sot nisi procesi i vaksinimit masive në të gjithë Shqipërinë, duke përdorur disa skenare.

Në të gjithë vendin synohet të kryhen rreth 10 mijë vaksinime në ditë.

Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Brenda muajit maj, qeveria synon të vaksinojë rreth gjysmë milionë persona.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore