Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shifrat në rritje, Ministria: 7 këshillat për pandalimin e Covid-19

Shifrat në rritje, Ministria: 7 këshillat për pandalimin e

Shifrat e Covid në Shqipëri janë duke rritur frikshëm, duke mos pasur shenja që mund të ketë ulje të tyre. Nisur nga kjo situatë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përcjellë një apel për respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Manastirliu thotë se normaliteti kërkon kujdes në përditshmërinë tonë duke zbatuar disa rregulla të thjeshta. “Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shkruan Manastirliu.

Për këtë janë publikuar 7 rregullat që duhet zbatuar në këtë situatë. Rregullat në udhëzuesin e publikuar nga ministrja:

-Laj duart shpesh; -Kur del me miqtë vendos maskë;-Qëndro të paktën 1 metër larg nga të tjerët; -Dezinfekto objektet që prek shpesh; -Mos prek sytë, hundën dhe gojën; -Mbuloni gojën kur kolliteni apo teshtini; -Qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri tani janë shënuar 228 humbje jete.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)
Testime totale 50427
Raste pozitive 7380
Raste të shëruara 3794
Raste Aktive 3358
Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1795
Durrës 434
Shkodër 285
Fier 146
Lezhë 126
Korçë 126
Vlorë 125
Kukës 102
Elbasan 94
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34

Shifrat në rritje, Ministria: 7 këshillat për pandalimin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore