
Shifrat e larta të Covid-19/ Tomini: Jemi herët për një mbyllje gjeografike apo kombëtare
Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, për të folur rreth situatës në vendin tonë si pasojë e Covid-19.
Gjatë intervistës, Tomini tha se masat kanë dhënë ndikimin e tyre, por jetëgjatësia e këtyre masave ende nuk dihet. E pyetur se cili është limiti, kur mund të nisin masa më strikte, ajo u shpreh se ndikojnë shumë faktorë, por ende jemi herët për një mbyllje gjeografike apo kombëtare.
“Fakti është se nuk është pozitiviteti që mund të na nisë drejt një mbyllje. Por sa janë kapacitetet e shtretërve për të pranuar pacientë. Edhe numri i vdekjeve ka patur trend rritjeje. Struktura shëndetësorë aktualisht është në shërbim të pacientëve. Jemi akoma herët në mbylljen gjeografike apo kombëtare si pasojë e Covid-19”, tha Tomini.
Ndërkohë duke folur për bluzat e bardha, Eugena u shpreh se nuk i bashkohet asnjë lloji gjykimi apo ngjyre politike.
“Detyrimi ndaj një pacienti nuk ka ngjyra. Nuk mund të paragjykoj apo gjykoj kolegët e mi për profesionalizmin ndaj çdo rasti të hospitalizuar. Veshja e një bluze të bardhë ka vlera humane dhe ligjore”, vijoi Tomini.
Ndërsa duke folur në lidhje me sloganin e krijuar në fillim të pandemisë “Panik jo, kujdes po”, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, tha se slogani aktualisht ka kaluar drejt një përgjegjshmërie, që të mos shtojmë panik drejt Covid. Sipas saj, masat duhet të respektohen me rigorozitet.




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Stuhi dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Lajm i mirë/ Dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID pritet të prodhohen gjatë këtij viti

Jemi pranë pikut të valës së dytë/ Në çdo 100 mijë banorë, 254 persona janë të infektuar
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
