Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shifrat e frikshme të Covid, BE i mbyll dyert shqiptarëve deri në fund të korrikut

Shifrat e frikshme të Covid, BE i mbyll dyert shqiptarëve deri në

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.


Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm të Bashkimit Europian.

Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura pêr shkak tê rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Listës së më parëshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian i është shtuar Australia dhe Kina.


Burime të Këshillit të Bashkimit Europian tregojnë, se autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë koronavirus.

Ndërkohë për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.

Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europuan vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët.Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik. ABCNEWS

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore