Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shifrat alarmante nga varianti Delta/ Ministrja njofton hapjen e spitalit Covid 3

Shifrat alarmante nga varianti Delta/ Ministrja njofton hapjen e spitalit Covid

Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin Covid3.

Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish. Kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër. Ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion dhe spitalin Covid 4, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale. Ditën e djeshme u raportuan 895 raste të reja nga 5901 testime dhe 3 humbje jete. Aktualisht janë 11288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Hapja e spitalit Covid 3 është njoftuar nga ana e minsitres së Shëndetësisë, Ogerta Manistirliu nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

"Forca ekipit të Spitalit #Covid3?? në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

 Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj", shnkruan Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore