Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shifra rekord me Covid-19/ Mjeku Brataj: Jeta është e pakthyeshme, shqiptar kudo ndodhesh ti...

Shifra rekord me Covid-19/ Mjeku Brataj: Jeta është e pakthyeshme,

Shefi i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj ka lëshuar një apel të fortë ndaj shqiptarëve, pas rritjes së frikshme të rasteve të të prekurve me Covid-19. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Brataj kërkon në mënyrë urgjente marrjen e masave nga shtetasit shqiptar, pasi siç shprehet ai: “Jeta është e pakthyeshme”.

“Shqiptar kudo ndodhesh! Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla: 1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura; 2. Mbaj distancën 1.5 metër; 3. Zbato rregullat e higjienës;4. Mos lejo të tjerët t’i shkelin këto rregulla”, shkruan mjeku Brataj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Fatkeqësisht 3 shtetas humbën jetën.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është me: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Shifra rekord me Covid-19/ Mjeku Brataj: Jeta është e pakthyeshme,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore