
Shi, dëborë e ngrica, vendin e pret një javë e vështirë, ja si parashikohet moti
Kjo javë do të përfshihet nga një mot i keq, me reshje shiu, dëbore e ngrica.
Me një shënim në facebook, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), bën me dije se për ditë e sotme, moti parashikohet kryesisht i vranët me alternime afatshkurtra në mesditë.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër, priten në zonën e veriut .
Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.
Gjatë orëve të para të ditës së martë, reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit.
Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët.
Në relievet malore në lindje të territorit, priten reshje tepër të dendura dëbore, të cilat gjatë ditës, në zonën e veriut dhe jugut, zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.
Dita e mërkurë dhe ajo e enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.
Ditën e premte parashikohet një rikthim i motit të vranët me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër.
Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri priten reshje dëbore në relievet malore në lindje, por me intensitet të ulët.

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë
Historia e plotë >






Video tronditëse/ Ja si COVID përhapet edhe vetëm nga e folura
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >