Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sherri për Kushtetutën/ Juristi Hazizaj për "Shqip": Nuk qëndron argumenti i Biankut, pse nisma e Ramës është antikushtetuese

Sherri për Kushtetutën/ Juristi Hazizaj për "Shqip":

Konstitucionalisti i njohur Sokol Hazizaj ka polemizuar nëpërmjet gazetës "Shqip" me qëndrimin e ish-gjyqtarit të Gjykatësit të Strasburgut. Ledio Bianku, në lidhje me pragun elektoral. Bianku, duke ju referuar kërkesës së opozitës parlamentare për ndryshimin e pragut, tha se “Për kujtesë Këshillit Politik, etj – në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet, por kur ka sisteme korrigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale – Gjykata Kushtetuese!!!”

Në fakt, vendimi që i referohet Bianku, nuk ka pranuar kërkesën e paditësve, megjithëse shtron në thelb logjikën se kjo duhet të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, konstitucionalisti Sokol Hazizaj thekson për Gazeta “Shqip” se çështjet e brendshme zgjedhore nuk trajtohen në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nuk janë objekt i Gjykatës së Strasburgut.

Sherri për Kushtetutën/ Juristi Hazizaj për "Shqip":

Hazizaj thekson ndër të tjera se “çështja e përcaktimit të pragut dhe koalicionit nuk është objekt i shqyrtimit nga Gjykata e Strasburgut. Të gjithë nenet e Konventës Europiane për të drejtat nuk lidhet me standardet e brendshme të kuotave zgjedhore”.

Megjithatë Hazizaj mendon se çështja e ndryshimeve Kushtetuese për çështje zgjedhore siç dëshiron Edi Rama është antikushtetuese.

Hazizaj, avokat, pedagog i së drejtës, por edhe ish-deputet e ish-zv.ministër i drejtësisë, i referohet ndryshimeve të vitit 2008 e 2012. Në këto vite Parlamenti shqiptar e ka hequr çështjen e Kodit Zgjedhor nga Kushtetuta.

“Pikërisht referuar këtyre ndryshimeve, asnjëri, nuk ka të drejtë dhe mundësinë që t’i rikthehet nga e para vendosjes së çështjeve zgjedhore në ligjin themeltar të shtetit”, thotë Hazizaj.

Në fakt, në vitin 2008, si KQZ, ashtu edhe çështjet elektorale u hoqën nga Kushtetuta si pasojë e paktit Rama-Berisha. Kush e mban mend, përbërja e KQZ-së dhe aspektet zgjedhore janë kryer gjithnjë në Kodin Zgjedhor. Përpara 2008-s, ky aspekt ka qenë kushtetues.

Sipas Hazizajt, nëse do të adresohet një kalim i tillë, duhet me doemos, që të kemi një interpretim të qartë dhe shterues të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë për bazë të gjithë këto precedent por edhe thelbin e Kushtetutës aktuale.

“Çdo lëvizje është jo kushtetuese, por marrëveshje mbi marëveshje në deformim të kushtetutës dhe i bën dëm rreshtave të kushtetutës”, tha për “Shqip”, Hazizaj, duke ju referuar Këshillit Politik.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore