Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sherr në studion e Top Talk për vaksinën kineze, Shehu i PD: Po vaksinohen si kavje. Spahiu e PS: Ju po përhapni vdekjen

Sherr në studion e Top Talk për vaksinën kineze, Shehu i PD: Po

Ish-deputeti i PD-së, Titan Sheu dhe deputetja e PS-së, Klodiana Shehu, debatojnë në “Talk Talk” për procesin e  vaksinimit të Shqipëri, që përfshin vaksinat ruse dhe kineze.

Sipas Tritan Shehut, vaksinat që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave nuk duhet të vinin në vendin tonë. “Shqiptarët kanë të drejtë të marrin po atë cilësi vaksine që marrin austriakët, anglezët, gjermanët. Shqiptarët nuk janë njerëz të dorës së dytë, nuk janë kavje, në vend po hyjnë në Shqipëri vaksina të pa certifikuara”.

Sipas tij, pandemia në Shqipëri është menaxhuar keq që prej fillimit dhe vaksinimi në këtë periudhë po bëhet për fushatë. “Jemi në bazën e dështimit të plotë të pandemisë, sot ndodhemi akoma në mesin e epidemisë. Shifrat e vdekjeve janë tragjike. Ramës i vemë keqmenaxhimin e plotë të kësaj pandemie. Shkaku i vdekjeve shtesë në 2020 është vetëm nga  Covid 19. Jemi thellësisht të dështuar me të gjithë elementët. Rastet e reja janë ulur me uljen e testimeve, ndërkohë që duhet të ishin rritur. Kjo vaksinë, para zgjedhjeve është një mënyrë e keqe e qeverisë, për të fshehur gabimet e mëdha të qeverisë”.

Ndërsa, sipas kandidates së Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, vaksinimi po ecën me ritme të mira. “Kemi filluar prej tre ditësh vaksinimin masiv. Vaksnimini është arma më e fortë që kemi për momentit. Duhet të jemi të gjithë në një mendje, për të bindur qytetarët që fushata jonë e vetme është fushata për vaksinimin. Askush nuk kishte menduar që për tre ditë do të arrinim 20 mijë vaksina”.

Ajo akuzon Partinë Demokratike se po kundërshton pa arsye dhe po flet vetëm për vdekje. “Ju profesor duhet të bëheni bashkë me ne. Ne po shpëtojmë për të shpëtuar jetë, ju po punoni për të vdekur njerëz”, i drejtohet ajo Shehut.

“Është e turpshme, PD po flet vetëm në gjuhën e vdekjeve. Unë i bëj thirrje, që të gjithë atyre që u shkon ftesa, ta pranojnë sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish”.

Kritikave për vaksinën kineze, se është e pasigurt dhe e pa certifikuar, ajo i përgjigjet. “Është produkt shumë i sigurt, sepse na e tregojnë miliona e miliona njerëz që e kanë marrë. Është një nga momentet më të vështira dhe duhet të bëhemi pro e këtij apeli”. /Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore