Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shefi i kabinetit të Metës kundër 3 marrëveshjeve sekrete, Panariti: Ju zbuloj detajet e vaksinës Pfizer

Shefi i kabinetit të Metës kundër 3 marrëveshjeve sekrete,

Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti ka kërkuar më tepër transparencë për marrëveshjen e siguruar me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-COVID. 

Duke u ndalur te votimi ditën e djeshme në parlament, Panariti shprehet se deputetët as nuk e kanë lexuar një marrëveshje e tillë, ku vë theksin te mungesa e debatit.  

"Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase. A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera? Sigurisht që po! . Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi", shkruan Panariti në rrjetet sociale.

Një qëndrim i tillë mund të shihet edhe si ndonjë paralajmërim që këto 3 marrëveshje të miratuara me shpejtësi nga Parlamenti dhe në mënyrë sekrete të kthehen për rishqyrtim nga presidenti Meta. 

Postimi në Facebook

"Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit ?A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun?Pse ajo dhe jo një tjetër? Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur. Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen. Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë! Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje. Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga Covid–19.

Pra Kaq ishte thelbi! Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin. Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.

Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid. Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet. Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në ëhatsup dhe pastaj e fshijmë. Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor

Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase. A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera? Sigurisht që po! . Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore