Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

SHBA monitoron ujrat e zeza për të matur përhapjen e koronavirusit  

SHBA monitoron ujrat e zeza për të matur përhapjen e

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive e SHBA-ve ka nisur një program të ri, i cili sipas CNN, që do të ndihmojë në monitorimin e përhapjes së COVID-19.

Sistemi i ri Kombëtar i Mbikëqyrjes së Ujërave të Zeza do t`i vijë në ndihmë drejtuesve lokalë të shëndetit publik të kuptojnë më mirë shtrirjen e përhapjes së pandemisë në komunitetet e tyre.

Por si do të funksionojë kjo? Ujërat e zeza nga shtëpia dhe vendet e punës mund të testohen për materialin gjenetik të virusit.

Shumë studime e kanë treguar se ky i fundit mund të gjendet në fekalet e njerëzve të sëmurë dhe tek ato të asimptomatikëve. Rreth 80 për qind e SHBA-së kanë sistem të centralizuar kanalizimesh.

Gjurmimi i virusit aty mendohet se do të ndihmojë të krijohet një ide më e qartë mbi përhapjen reale të sëmundjes.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore