Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

SHBA jep dritën jeshile: Të vaksinohen fëmijët 5 deri në 11 vjeç

SHBA jep dritën jeshile: Të vaksinohen fëmijët 5 deri

Një panel i qeverisë amerikane ka votuar për të lejuar që vaksina Pfizer/BioNTech t'u jepet fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç.

Ekspertët e Administratës së Barnave (FDA) e mbështetën masën të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh. Në shtator, kompania tha se testimet e saj treguan se dozat anti Covid ishin të sigurta për fëmijët në atë grupmoshë.

Shtetet e Bashkuara tashmë po ua japin atë atyre 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë.

Komiteti Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të FDA-së përcaktoi të martën se përfitimet nga marrja e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

FDA pritet të miratojë gjetjet e komitetit, duke i hapur rrugën drejtorit të CDC që të rekomandojë që vaksinimet të fillojnë në fillim të muajit të ardhshëm.

Të dhënat e testeve të kompanisë iu dorëzuan rregullatorëve në shtator. Në to thuhe se vaksina prodhonte një përgjigje imune "të fuqishme" të antitrupave në atë grup moshe.

Fëmijëve në atë grup moshe u jepet një e treta e dozës që u jepet të rriturve.

Rregullatorët, megjithatë, duhej të peshonin gjithashtu rrezikun e inflamacionit të zemrës, një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Të dhënat zyrtare nga SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshës pesë deri në 11 vjeç kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Në total, vendi ka regjistruar afër 740,000 vdekje nga virusi.

Por, miliona e kanë kontraktuar sëmundjen, mijëra prej të cilëve përfunduan në spital. SHBA ka raportuar gjithashtu më shumë se 5000 raste të një sëmundjeje të rrallë inflamatore të lidhur me infeksionet Covid, e cila ka vrarë 46 fëmijë.

Të hënën, Moderna njoftoi se do të dorëzonte të dhënat e provës tek rregullatorët pasi një studim zbuloi se vaksina e saj Covid prodhoi një "përgjigje të fuqishme të antitrupave neutralizues" te fëmijët e moshës gjashtë deri në 11 vjeç.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore