
Sëmundjet e zemrës dhe tensionit, mjeku Vargu jep këshillat praktike që duhet të ndiqni
Shqipëria renditet e pesta në Europë sa i takon numri të vdekshmërisë që vjen prej sëmundjeve të zemrës dhe tensionit, me 53.7 për qind të totalit të vdekjeve. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Eurostat dhe Instat.
Mjeku kardiolog Petrit Vargu është shprehur se në 30 vitet e fundit shqiptarët kanë ndryshuar plotësisht stilin e jetës, duke u bërë më dembelë dhe duke u ushqyer keq.
Sipas Vargut, rritja e mirëqenies ekonomike për disa, por edhe shtimi i stresit ka çuar në prishjen e strukturës së mënyrës së jetesës.
“Papritur dhe pa e kuptuar kemi ndryshuar mënyrën e jetesës, jemi bërë më dembelë, kujdesemi më pak për veten, më shumë për punën. Kemi shkatërruar dietën, pasi tani njerëzit kanë më shumë mundësi financiare dhe disa e gjejnë mundësinë të hanë nëpër restorante. Më parë kishim një varfëri dinjitoze.
Udhëtojmë më shumë me makinë dhe kur nuk ke edukatën e duhur ndodh që e gjithë struktura e mënyrës së jetës së popullsisë është prishur. Një shqiptar sot ka një gjendje ankthi dhe stresi më të madh se përpara. Kjo rrit kortizonin, i cili rrit nivelin e inflamacionit duke çuar në krijimin e trombozave që sjellin sëmundje ishemike. Kemi një ndryshim në mënyrën si ushqehemi, ne më shumë hamë se sa ushqehemi. Kjo sjell rritje të kolesterolit në gjak. Kemi rritur edhe sasinë e ushqimit, ngaqë kemi më tepër, por edhe për shkak të stresit”, tha mjeku.
Ai rekomandoi që shqiptarët si popull mesdhetar duhet t’i kthejnë sytë nga dieta mesdhetare, teksa këshilloi që të konsumohen sa më shumë fruta, perime, disa kokrra fruta të thata në ditë dhe vaj ulliri. “Për këtë jetë sedentare që bëjmë duhet të pimë shumë ujë dhe për moshat mbi 40 vjeç të shtojmë një aspirinë në ditë”, tha mjeku. /Top Channel/



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >

Situata e Covid/ Pipero: Nuk ndryshojnë masat, kur pritet ulja e rasteve
Historia e plotë >

Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut t...
Historia e plotë >
"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biz...
Historia e plotë >
"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

Lajmi i mirë/ Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

