Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sëmundja që po përhapet në sy/ Mjeku Kalo jep alarmin: Ruhuni jo vetëm nga Covid

Sëmundja që po përhapet në sy/ Mjeku Kalo jep alarmin:

Frika më e madhe e njerëzve është koronavirusi. Njerëzit paralajmërohen të marrim masat e duhur për t'u mbrojtur nga infektimi me virusin vdekjeprurës. Por mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një tjetër alarm sa i përket asaj që cilësohet si "gripi i syrit".

"Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA….Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40-vjeçarë…."., shkruan Kalo.

Ai shkruan se "Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj…NË ASNJË RAST VETMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist"

Postimi i plotë

Kohë kovidiane…30.12.2021…Një RIKUJTESË në kontekstin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….”Keratoconjunctivitis”, një sëmundje për të cilin po flitet sot shpesh nën okelion “gripi i syrit”, është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit (“Conjunctivitis”), dhe kornenë sipërfaqsore (“Keratitis”), me origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike….

Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA….Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40-vjeçarë….

Për sa i përket shkaktarëve INFEKSIOZË:

1- Keratokonjuktivitet VIRALE janë më të shpeshtat pavarësisht moshës së të sëmurit, dhe përbëjnë 70-75% të Keratokonjuktiviteve infeksioze. Rreth 90%e tyre shkaktohen nga Adenoviruset dhe viruset e tjerë si Enteroviruset, Herpes simplex dhe Herpes zoster.

2- Keratokonjunktivitet BAKTERIALE vërehen më shpesh në moshat pediatrike, dhe përbëjnë rreth 50% të keratokonjunktiviteve infeksiozë në këto mosha….Në këto “Kohë kovidiane”, të mos anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një KERATOKONJUNCTIVITIS (ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës : “Conjunctivitis”), në kuadrin e rreth 98 ( nëntëdhjetë e tetë) shënjave klinike të ndryshme të observuara deri më tash, në milionat e të sëmurëve të prekur gjatë kësaj “flame mbarëbotërore”, ose mundet të jetë e vetmja shënjë e këtij infeksioni viral…

Konjunktivitet dhe Keratokonjunktivitet janë observuar në të gjitha variantet virusit Sars-Cov2/Covid-19, POR ato po observohen edhe më shpesh në dy variantet më në qarkullim të tij Delta dhe Omikron….Bashkëngjitur janë fotot e tre rasteve të Konjunktiviteve apo Keratokonjunktiviteve të observuara personalisht, në të sëmurët e trajtuar nga unë për Covid-19….

Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj…NË ASNJË RAST VETMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist….Together forever!!!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore