Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sekreti shtetëror në dosjet e Prokurorisë, zbulohet hyrja në lojë e komisionerëve të vettingut

Sekreti shtetëror në dosjet e Prokurorisë,  zbulohet hyrja

Që prej kohës kur Shqipëria trokiti në epokën pluraliste, e para gjë që u lakua më shpesh edhe se vetë liria ishte prezumimi i fajësisë. Më shumë se një term ligjor, një gjë e tillë pati artikulime në thuajse çdo dite të periudhës së parë postdiktature.

Ndërsa vitet e fundit, ajo për të cilën nuk ka të bëjë më me prezumimin e pafajësisë, por me mosdhënien e informacionit është rikthyer në qendër të vëmendjes nga Avokati i Popullit.

Referuar disa ankesave, ky institucion kërkon informacione apo dokumente që lidhen me çështje në shqyrtim të klasifikuara si sekret shtetëror, e për të cilat baza ligjore është parashikuar në nenin 20 të ligjit funksional të Avokatit të Popullit.

Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kërkojnë që çdo kufizim i lirisë duhet të jetë përjashtim, objektivisht i justifikuar dhe për një kohëzgjatje jo më shumë se sa është absolutisht i domosdoshëm duke inkurajuar shprehimisht mospërdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimit dhe gjykimit, deri në dhënien e vendimit.

Në nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale parashikohen kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal. Në caktimin e tyre duhet të krijohet bindja se provat të bëjnë të dyshosh që është kryer apo është duke u kryer një vepër penale. Natyrisht, kjo bindje apo dyshim i arsyeshëm krijohet kur personi ndalohet, ose arrestohet në flagrancë por kjo bindje duhet të jetë e atillë që të vlerësohet nga gjyqtari.

Në të dyja rastet respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Dyshimi i arsyeshëm sipas Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kërkon fakte, ose informacione që do të bindin një vëzhgues objektiv se personi në fjalë mund të ketë kryer vepër penale. Fakti që një individ ka precedentë penalë nuk konsiderohet i mjaftueshëm për të krijuar dyshime të arsyeshme. Dyshimi i arsyeshëm mund të bazohet edhe në informacione anonime.

Kodi i Procedurës Penale të RSH parashikon vendosjen e disa masave paraprake të kufizimit të lirisë, përkatësisht “arresti në flagrancë” dhe “ndalimi i të dyshuarit për një krim”. Këto masa paraprake kanë kohëzgjatje të kufizuar në kohë dhe duhet të ndjekin respektimin e disa kritereve strikte si edhe të të drejtave dhe garancive procedurale ndaj personave që zbatohen, deri sa gjykata të vendosë vleftësimin ose jo të masës së sigurimit personal të kërkuar nga prokuroria.

Ndalimi nuk lidhet me flagrancën por me dyshimin për kryerjen e një krimi dhe rrezikun e ikjes. Kërkesa e prokurorit për vlerësimin e arrestit në flagrancë apo të ndalimit si masë e ligjshme dhe për caktimin e masës së sigurimit që vlerësohet e përshtatshme, duhet të jetë e argumentuar.

Vlen të theksohet se, nëse një person arrestohet në flagrancë apo ndalohet në procesverbalin përkatës të arrestimit/ndalimit duhet të vihet çasti, ora, e kapjes së tij në fakt, kur ai është privuar realisht nga liria.

Gjatë punës së Avokatit të Popullit është evidentuar se për një numër të konsiderueshëm të shtetasve që janë ndaluar/arrestuar në flagrancë, prokuroria ka kërkuar masën “arrest në burg”. Po kështu janë konstatuar, raste të caktimit të masës së sigurimit, pa vlerësuar në kompleks edhe rrethanat, kushtet në të cilat është kryer vepra, pasojat që kanë ndodhur etj.

Në shumicën e rasteve rezulton se kërkesa për masat e sigurimit bazohet kryesisht në provat e mbledhura nga policia gjyqësore e Policisë së Shtetit dhe se prokuroria nuk ka kryer hetim apo përpunim të akteve të përpiluara nga policia.

Ndërkohë vetë gjykatat në Shqipëri si në çdo vend tjetër janë një element kyç për të bërë të mundur një shtet të së drejtës. Kështu si i gjithë sistemi ligjor, gjatë viteve të tranzicionit të Shqipërisë drejt demokracisë, ato kanë tërhequr mjaft vëmendjen kombëtare e ndërkombëtare.

Është e një rëndësie të veçantë që të përkrahet pavarësia e tyre dhe njëkohësisht të sigurohet kualifikimi dhe përgjegjësia e tyre profesionale. Për shkak të vakancave të krijuara në Gjykatën e Lartë si për shkak të emërimit të asnjë gjyqtari për plotësimin e vendeve vakante që prej vitit 2013 si dhe për shkak të procesit të vetingut në drejtësi dhe mosemërimeve të reja, zvarritjet në vite të gjykimit të çështjeve në këtë gjykatë janë bërë problem shqetësues.

Duhet të jetë prioritet bërja funksionale e kësaj gjykate, pasi kjo lidhet drejtpërsëdrejti me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e në mënyrë të veçantë me të drejtën e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.

Fakti i ngarkesës së lartë sasiore të gjyqtarëve administrativë, sidomos në Gjykatën e Apelit është një faktor tjetër që ndikon në vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Kjo çështje kërkon ndërhyrje, pasi këto vonesa po dëmtojnë qytetarët, të cilët kanë paraqitur ankesa.

Ka pasur kërkesa të përsëritura për prezencën e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit në seancat gjyqësore, por ky institucion nuk e ka ndërmarrë një mision të tillë.

Nga ana tjetër në ushtrim të kompetencave që i njeh ligji nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, institucioni i AP ka kërkuar infomacion dhe ka tërhequr dokumentacion në rrugë zyrtare në gjykata lidhur me pretendimet e ardhura.

Për ankesat për vendime të padrejta dhe të paligjshme të gjykatave është dhënë këshillim ligjor lidhur me ushtrimin e të drejtës së ankimit ose rishikimit të vendimeve. Lidhur me ankesat e pretenduara për korrupsion të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ankuesit janë orientuar t’i drejtohen organeve të vetingut, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pas ngritjes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sipas kompetencave të caktuara nga legjislacioni në fuqi.

Ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Civile ne lidhje me këtë çështje nuk janë zbatuar ende në vendimarrje konkrete në mënyrë që vërehet efektiviteti i tyre.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore