
Samiti i Tiranës, do të ndahen 2.6 mld euro mbështetje për energjinë në rajon, emigrimi në fokus
Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në 6 Dhjetor në samitin e 27 vendeve anëtarë të BE me partnerët e Ballkanit Perëndimor, sipas burimeve zyrtare nga Unioni Europian.
Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Diskutimet në takimin e sotshëm në Tiranë, pritet të fokusohen edhe në efektet negative për furnizimin e rregullt me energji dhe ushqime pas luftës në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi më herët se tashmë ka një mbështetje financiare për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor të përballen me mungesat dhe çmimet më të larta.
“Ne kemi krijuar një paketë mbështetjeje për energjinë që të gjithë së bashku duhet të mobilizojnë të paktën 2.5 miliardë euro për Rajonin”, – tha Várhelyi.
Liderët e BE-së pritet që sot të propozojnë një plan veprimi për emigracionin, i cili parashikon 20 masa operacionale të strukturuara në 5 shtylla:
1-Forcimi i menaxhimit të kufirit;
2-Përshpejtimi i procedurave të azilit;
3-Lufta ndaj kontrabandës së emigrantëve;
4-Rritja e bashkëpunimit për ripranimin dhe kthimet;
5-Arritja e harmonizimit të politikave të vizave
Plani i ri i veprimit për emigracionin synon të forcojë bashkëpunimin për menaxhimin e kufijve me partnerët në Ballkanin Perëndimor në dritën e perspektivës së anëtarësimit në BE.
Një çështje delikate, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në krye të agjendës pas luftës në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të diskutojnë sot mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik, me fokus të veçantë të rinjtë./Monitor


Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?
Historia e plotë >




Temperatura nën zero dhe borë, ja surprizat e motit për ditën e premte
Historia e plotë >

Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




