Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sa vlen vaksina? Studimi britanik: Antitrupat bien shumë shpejt, edhe pse e keni kaluar Covid

Sa vlen vaksina? Studimi britanik: Antitrupat bien shumë shpejt, edhe pse e

Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e antitrupave e krijuara tek njerëzit pas infektimit me koronavirus, bien shumë shpejt. Ekipi i The Imperial College London zbuloi se numri i personave që rezultojnë pozitivee në testet e antitrupave ka rënë me 26% në periudhën nga qershori deri në shtator.

Testet u kryen në më shumë se 365,000 njerëz në Angli dhe kanë treguar se përgjigja e antitrupave ndaj virusit që shkakton COVID-19 zbehet me kalimin e kohës.

Të udhëhequr nga Imperial College London, analiza e testeve të  të gishtave të kryera në shtëpi midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit zbuloi se numri i njerëzve që testuan pozitivisht ra me 26.5% përgjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6% në 4.4%.

Ata thonë se imuniteti i krijuar nis të bjerë sërish dhe ekziston rreziku që nga ky virus, të infektohesh disa herë. “Zbehja e imunitetit është tepër e shpejtë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga raundi i parë i provave tona dhe 26,5% e personave të testuar kanë rënie të ndjeshme të antitruave”, thotë profesoresha Helen ëard, njëra prej drejtueseve të studimit.

Më shpejt, antitrupat zhduken tek personat mbi 65 vjeç, shtoi ajo, krahasuar me grupmoshat më të reja. Ky fenomen po kështu vihet re tek asimptomatikët, ndërsa më i fortë duket imuniteti tek individët që e kanë kaluar më rëndë Covid-19.

Mjaft i lartë mbetet sakaq numri i punonjësve të shëndetësisë me anti-trupa, e kjo për hulumtuesit mund t`i detyrohet faktit që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj virusit.  

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore