Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sa vaksina anti-COVID janë siguruar dhe sa persona janë vaksinuar në Ballkan

Sa vaksina anti-COVID janë siguruar dhe sa persona janë vaksinuar

Në përjashtim të Serbisë dhe Shqipërisë, që kanë filluar vaksinimin masiv të popullatës, shtetet e tjera pothuajse kanë arritur të vaksinojnë vetëm punonjësit shëndetësorë dhe tani po përgatiten për vaksinim të popullatës.

Shkup
Përderisa bota është nën ndikimin e valës së re të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke u përballur në vështirësi në lidhje me furnizimin e vaksinës anti-COVID-19.

Në përjashtim të Serbisë dhe Shqipërisë, që kanë filluar vaksinimin masiv të popullatës, shtetet e tjera pothuajse kanë arritur të vaksinojnë vetëm punonjësit shëndetësorë dhe tani po përgatiten për vaksinim të popullatës.

Serbia

Serbia, edhe për nga furnizimi me vaksina por edhe sa i përket vaksinimit të shtetasve të saj renditet e para në mesin e vendeve të rajonit, por edhe ndër vendet më të suksesshme në Evropë.

Serbia deri më tani është furnizuar me mbi 2,3 milionë doza të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm, ndërsa deri dje në Serbi janë vaksinuar 1.435.000 persona me dozën e parë, ndërsa 1.017.000 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Sekretari shtetëror i ministrisë serbe të Shëndetësisë, Mirsad Xherlek, njoftoi se Serbia gjatë muajit prill do të marrë miliona vaksina nga kompanitë Pfizer, Sputnik V, Sinopharm, si dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Përveç shtetasve të saj, Serbia u ka mundësuar vaksinimin edhe dhjetëra mijëra qytetarëve nga vendet e rajonit, të cilët kanë udhëtuar në Serbi për t'u vaksinuar.

Shqipëria

Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur 282 mijë vaksina, duke përfshirë vaksinën kineze Sinovac, vaksinën Astra Zeneca nga mekanizmi COVAX, vaksinën nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe vaksinën Sputnik V, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Në vend, sipas autoriteteve shëndetësore, që prej fillimit të vaksinimit në janar janë kryer në total 138.846 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Mali i Zi

Mali i Zi deri më tani është furnizuar me gjithsej 68 mijë vaksina. Prej tyre 30 mijë janë të kompanisë kineze Sinopharm, 14 mijë vaksina ruse Sputnik V dhe 24 mijë doza AstraZeneca nëpërmjet programit COVAX.

Deri më 28 mars në mbarë vendin janë administruar 17.746 doza të vaksinës ose 2,9 të popullsisë.

Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot gjatë aktivitetit të pranimit të 40 mijë vaksinave Sputnik V nga Serbia, tha se deri më tani në vend kanë arritur 78.100 doza të vaksinave.

Ai sqaroi se fillimisht nga Serbia u siguruan 8.100 vaksina BioNTech/Pfizer, ndërsa më pas, në vend arritën 6 mijë vaksina Sputnik V nga Rusia.

Në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kanë arritur edhe 24 mijë vaksina AstraZeneca nga programi COVAX, ndërsa sot janë pranuar edhe 40 mijë vaksina tjera Sputnik V si donacion nga Serbia.

Sipas faqes zyrtare të dedikuar për informacione në lidhje me vaksinimin, në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë vaksinuar 7.735 persona.

Bosnjë e Hercegovina

Ndërkohë, në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet programit COVAX kanë arritur 23.400 doza të vaksinës BioNTech-Pfizer, dhe 26.400 doza të vaksinës AstraZeneca.

Republika Srpska ka siguruar 42 mijë doza vaksina Sputnik V, ndërsa Serbia i ka dhënë donacion Bosnjë dhe Hercegovinës 10 mijë doza shtesë.

Mes tjerash Bosnjë e Hercegovina, më 28 mars pranoi 30 mijë doza të vaksinës Sinovac, për të cilat kishte premtuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an.

Sipas të dhënave të siguruara nga Instituti i Shëndetit Publik të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, deri më 23 mars janë vaksinuar gjithsej 7.258 persona, përfshirë 7.036 punonjës shëndetësorë dhe 222 të tjerë. Ndërkohë, Republika Srpska ende nuk ka një regjistër qendror të personave të vaksinuar.

Kosova

Më 28 mars Kosova nëpërmjet programit COVAX ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZeneca-s që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i të vaksinuarve në Kosovë deri më tani ka arritur në 679./ Burimi Anadolu Agency (AA)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore