Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sa të sigurta janë testet për Covid? Përplasja e fortë PD-Qeveri

Sa të sigurta janë testet për Covid? Përplasja e fortë

Opozita ka nisur një betejë të re kundër qeverisë duke e akuzuar për paaftësi në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemi e Covid-19. Përveç akuzave për mos ngritjen në kohë të infrastrukturës me dy spitalet Covid 3 dhe Covid 4, opozita ka fokusuar ofensivën e saj te mungesa e kryerjes së testeve masive, dhe çka është me rëndësishmja, mbi cilësinë e tamponëve.

Akuza u ngrit nga ana ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili theskonte se nëse te spitali shtetëror tamponi të nxjerr negativ, te privati të del pozitiv, pra që je i prekur nga Covid.

“Dy tamponët jepnin rezultat negativ. Personi mbas rreth një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, e siç shikohet, rezulton se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG), që konfirmojnë se ka kaluar një infeksion. Pra personi ka pasur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eeshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals!”, shprehet Spahia.

Këtyre akuzave iu përgjigj Instituti i Shëndetit Pulbik, i  cili shprehet se laboratorët janë të standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë, ndërsa shton se puna e specialistëve si dhe testet e përdorura janë të certifikuara.

Sipas ISHP, kitet dhe reagentët e përdorura prej saj janë të standardeve ndërkombëtare, duke e konsideruar deklaratën e Spahisë një krahasim absurd dhe një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë.

“Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA! Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së”, shprehet ISHP.

Më tej theksohet se “epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë”.

ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët.

“ISHP hedh poshte çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij. Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare të informacionit, kur duan të informohen në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendin tonë”, përfundon deklarata e ISHP.

Por PD ka reaguar përmes Bardh Spahisë që i bën thirrje ministres Manastirliu të mos fshihet pas ISHP-së por të tregojë se ku janë marrë tamponet që dalin fals negative.

Statusi i tij

Të investohesh publikisht, qoftë edhe me urdhër politik, për ta fshehur faktin se tamponët fals negativë po bëhen normë e jo përjashtim, kjo është provë, se përvecse profesionist, nuk je as NJERI! ISHP u detyrua me urdhër nga lart të pranonte sot rolin e zëdhënësit të qeverisë, për të mohuar një realitet që denoncohet si nga mjekë ashtu edhe nga pacientë! Cuditërisht me të njëjtin stil si të ministres së shëndetësisë, të PPP-ve, të tenderave sekretë e të dokumentave të djegura e cila dështimin në menaxhimin e situatës së Covid përpiqet ta kalojë duke u fshehur pas personelit mjekësor, që po sprovohet cdo ditë e më shumë mes mungesës së kushteve dhe menaxhimit propagandistik!
Eshtë fatkeqësi që një institucion i specializuar si ISHP keqpërdoret nga ministrja e shëndetësisë në këtë farë feje! Ministrja po thotë përmes ISHP se laboratorët dhe specialistët janë të certifikuar! Por këtë askush nuk e ka vënë në pikëpyetje!!! Pikëpyetjet që kemi ngritur, si shqetësim i personelit shëndetësor e pacientëve janë mbi cilësinë e tamponëve e kiteve që qeveria ka futur në Shqipëri! Përse zonja ministre e shëndetësisë nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve krejt të thjeshta?
Dhe kur tentoni të shpjegoni dallimin midis tamponit dhe testit serologjik, vetem per t’u hedhur hi syve shqiptareve dhe mashtruar me fjalë boshe ata, ky eshte kulmi pastaj !!!

Sa për ilustrim, po risjell edhe njëherë rastin e fundit të denoncuar. Babai i zonjës në fjalë shtrohet në infektiv për shkak Covid-19 dhe aty ndërron jetë. E bija me simptoma të qarta të infektimit me Covid realizon dy tamponë (PCR), të cilat të dy herët dalin negative. Pas pak më shumë se 1 muaj kryen testin serologjik në një spital privat i cili sic shihet përdor testin ELISA një nga më të saktët, i cili dëshmon se e ka kaluar infeksionin Covid. Kjo tregon se dy testet e para PCR kur zonja kishte simptoma, nuk kanë funksionuar. E kuptoni tani shoqja Lenka e ministrise dhe ju Nafijet, që i shërbeni? Kjo është padituria: kur betimi i Hipokratit ngatërrohet me betimin para partisë! Po c’rëndësi ka shëndeti i njerëzve për ju? E rëndësishme është t'ju rrojë partia!

Ndryshe nga militantet që shkelmojnë profesionin, unë nuk jam vetëm “një ish deputet i PD”. Unë jam Bardh Spahia, me profesion mjek dhe po, politikan, që i bëj denoncimet me emër e mbiemër dhe u qëndroj, pasi si profesionist e si politikan, bëj gjithnjë verifikime para publikimit!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore