Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir

Teksa lija e majmunëve është kthyer në rrezikun numër 1 që i kanoset Europës tashmë, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë më shumë detaje rreth sëmundjes.

Alimehmeti ka qetësuar shqiptarët duke thënë se është një virus që nuk paraqet rrezikshmëri.

“Është një sëmundje shumë e rrallë. Por kemi dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga viruset. Nuk ka nevojë për vaksinim sepse nuk është aq shqetësuese. Në 2020, Republika e Kongos ka deklaruar 4600 raste por nuk ia vuri njeri veshin. Në 2022 kaloi Covidi dhe çdo lloj virusi përbën lajm.

Sigurisht që duhet parë, sistemi duhet ta ndjekë por është sëmundje ngjitëse që ka transmetueshmëri të ulët. Megjithatë është e mundur që nëse qëndrojmë pranë një personi që ka linë. Lija duket, shumica dërrmuese shfaqet në fytyrë.”, tha epidemiologu në abc.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore