Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sa rrezik kemi të infektohemi me koronavirus në ambiente të hapura

Sa rrezik kemi të infektohemi me koronavirus në ambiente të

Edhe pse pothuajse është dokumentuar që përhapja e koronavirusit ka ndodhur nëpër ambiente të mbyllura, ekspertët pretendojnë se është e arsyeshme mbajtja e maskave edhe në ambiente të hapura edhe pse ekziston rreziku shumë i vogël i infektimit me COVID-19.

Mbajtja e maskave në ambiente të hapura para se gjithash mbështetet në atë kur organizohen ngjarje të ndryshme, ku njerëzit janë shumë afër njëri-tjetrit dhe nuk mund të mbajnë distancën dhe bisedojnë gjatë, sikur në tubime politike apo festa në ambiente të hapura.

Nga fillimi i pandemisë, studimet kanë konfirmuar në shumicën e rasteve se infeksionet kanë ndodhur në ambiente të mbyllura siç janë restorantet, shtëpitë, fabrikat, zyrat, konferencat dhe udhëtimi me transport publik.

Një nga 7 mijë studimet e realizuara që është publikuar në prill, ka konfirmuar infeksionin në ambiente të mbyllura.

“Rreziku i përhapjes së virusit është dukshëm më i vogël në ambiente të hapura sepse viruset zhduken më lehtë në atmosferë”, kanë shkruar ekspertët, duke e krahasuar me tymin e cigares.

Koha e kaluar në afërsi të një personi të infektuar është faktor kyç, sekondat nuk janë të mjaftueshme, sepse nevojiten minuta të tërë që të bartet COVID-19 tek një tjetër person.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore