
Sa kushton trajtimi i Covid-19 në shtëpi? Mjeku: Infermieri merr të paktën 50 mijë lek të vjetra për...
Që në muajin mars të këtij viti, Shqipëria dhe jo vetëm po përballet me një situatë të pazakontë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua sot trajtimi nga Covid-19 dhe sa kushton kjo kurë.
I ftuar në studio ishte mjeku, Ilir Allkja, i cili u shpreh se janë rreth 5000 raste aktive, ku një pjesë e mirë janë me shenja mesatare. “Ndodh shpesh që të kontrolloj të sëmurë me gjendje të rëndë, që më duhet të marr vendimin për t’i transferuar apo jo në Tiranë. Ka një numër të lartë të infektuarish me Covid-19 që trajtohen në shtëpi”, tha ai.
Mjeku ngriti gjithashtu shqetësimin se mjekët e familjes në Shqipëri nuk shkojnë që t’i vizitojnë të sëmurët në shtëpi, por komunikojnë përmes telefonit. “Nuk e di se pse nuk shkojnë në shtëpi. Por kjo tregon dobësinë e sistemit”, shtoi Allkja.
Ky i fundit tregoi gjithashtu edhe sa kushton trajtimi me një infermier që shkon të kujdeset për pacientin në shtëpi. “Infermier do shkojë të paktën dy herë në shtëpinë e pacientit. Pra i bie që të ketë dy veshje specifike, ku një kushton 12-20 mijë lek të vjetra. Po shërbimi sa kushton? 50 mijë lek të vjetra hera e parë. 100 mijë lek të vjetra në total dita”, tha mjeku.

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >




Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


