Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritje e rasteve nga Omicron/ Mesatarisht 18-20 shtrime në ditë në spitale, tre gra shtatzëna në COVID 1

Rritje e rasteve nga Omicron/ Mesatarisht 18-20 shtrime në ditë

Situata në spitalet COVID në Tiranë nga COVID-19 është e qëndrueshme, megjithëse ka një rritje të madhe të rasteve në ditët e para të janarit.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga QSUT për NEWS 24 se infektimet në rang vendi janë rritur ndjeshëm në 3 ditët e fundit, mesatarja 1500 raste ditore, por në spitale nuk po reflektohet drejtpërdrejt me shtrime.

“Ka një rritje të lehtë, në 18-20 shtrime në ditë, ndërkohë që 4-5 ditë më parë ishte 16 shtrime. Që prej datës 4 janar kur u reflektua rritja e beftë me 800 infektime në ditë dhe më pas me shifra të larta, nuk po reflekton me dyfishim të shtrimeve. Gjendja vijon të jetë e qëndrueshme në spitalet COVID. ka shumë transferime nga spitali COVID 1 në COVID 3. Format klinike që po paraqiten në ditët e para të janarit, përkojnë me format klinike të përballura më herët të variantit Delta. Format klinike të Omicron janë ato forma që i hasim në ambientet e poliklinikave, Qendrave Shëndetësore, nëpër shtëpi. Shqetësim sipas mjekëve ditët e fundit, është ardhja me urgjencë në COVID 1 e tre grave shtatzënë, të prekura nga COVID-19 në forma të komplikuara. Nga 125 pacientët e shtruar nuk kanë qenë të infektuar më parë nga COVID-19”, tha Skëndaj.

Lidhur me simptomat e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, ai tha se janë thuajse identike me të gripit.

“Sipas mjekëve, format e Omicron janë thuajse identike me shenjat e gripit sepse dhe Omicron sikurse gripi zgjat deri në 6 ditë. 2 ditë ka periudhën e inkubacionionit, të ditën e tre shfaq një temperaturë kurse shenjat dalluese janë pak a shumë ato të gripit, dhimbje fyti, dhimbje koke dhe kollë dhe një temperaturë jo e lartë. Forma me komplikacion të Omicron nuk kanë mbërritur në spital”, raportoi Skëndaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore