Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritja e pensioneve rrezikohet nga rritja e çmimeve? Drejtori Hado: Nuk do të indeksohen sipas inflacionit

Rritja e pensioneve rrezikohet nga rritja e çmimeve? Drejtori Hado: Nuk

Rritja  e pritshme e çmimit të energjisë dhe të mallrave të shportës do të ketë ndikim në indeksimin e pensioneve. Kjo u paralajmëruar sot nga drejtori i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado në mbledhjen e zhvilluar në komisionin parlamentar të Shëndetësisë.

Hado tha se rritja e pensioneve nuk do të indeksohet sipas inflacionit të përgjithshëm.

Po ashtu ai theksoi se nëse do të ketë një rritje të vogël të inflacionit gjatë vitit 2022 atëherë diferenca do të mbulohet nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore, nëse rritje do të jetë e madhe atëherë ajo nuk do të mund të mbulohet dot nga ISSH.

“Dua t’i kthej përgjigje pyetjes për sa i përket parashikimit në buxhetin e 2022-shit për indeksimin e pensioneve. Në ligj është e përcaktuar qartë që pensionet e caktuara dhe që paguhen janë vetëm subjekt i indeksimit. Ajo që është bërë është që është përcaktuar një indeks i veçantë për pensionistët dhe nuk indeksohen me inflacionin e përgjithshëm, por indeksohen me inflacionin e një shporte të caktuar mallrash dhe shërbimesh që janë gjerësisht të përdorshme nga pensionistët. Gjatë të gjitha viteve të fundit indeksi i veçantë për pensionistët ka qenë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Që do të thotë që nëse rritet çmimi i energjisë dhe i bukës, rritet dhe indeksi i inflacionit për pensionistët. Në rast se do të ketë një shtim të inflacionit këto muajt e fundit, sigurisht do të reflektohet në indeksin që do të prodhohet nga INSTAT-i. Parashikimi është bërë për një indeks inflacioni i cili është plus minus siç ka qenë inflacioni i vitit 2021", tha Hado.

Ai theksoi se nëse inflacioni shkon në 3% atëherë kostoja e indeksimit përballohet nga institucioni, por nëse ka rritje më të madhe ai nuk mund të përballohet.

"Nëse do të ketë rritje të menjëhershme të inflacionit, brenda buxhetit të sigurimeve ka hapësira për ta kapur një indeks më të madh. Është e pamundur të përballohet nëse ka një rritje nga 2.8 në 6, pasi është e pamundur ta përballojë buxheti aktual, por nëse ka një rritje nga 2.8 në 3%, kjo është e mundur për tu përballuar nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore”, tha Hado.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore