Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritja agresive e Covid në Ballkan: Mali i Zi në krye të listës: Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Rritja agresive e Covid në Ballkan: Mali i Zi në krye të

Nuk ndalet ofensiva agresive e koronavirusit në Ballkan. Fqinji ynë veriut, Mali i Zi, i cili në fillimet e Pandemisë ishte në nivelet më të ulëta të infeksionit, sot është ngjitur në vend të parë, duke rritur shifrat në nivele shqetësuese çdo ditë.

Siç bën të ditur  gazeta Viesti Mali i Zi renditet i pari në Evropë në numrin e rasteve që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit për 100,000 banorë, sipas të dhënave nga qendrat statistikore evropiane.

Sipas këtyre të dhënave, nuk ka asnjë vend tjetër në rajon midis 10 vendeve të para nga 45 vendet evropiane me më shumë infeksione.

Mali i Zi ka 2,385,15 raste të regjistruara të koronavirusit për 100,000 banorë, ndjekur nga Armenia dhe Spanja.

Maqedonia Veriore është në vendin e 11-të për sa i përket numrit të infektuar për 100,000 banorë, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 14-të. Sipas të njëjtave kritere, Kosova është në vendin e 17-të, Shqipëria në vendin e 27-të dhe Kroacia në vendin e 28-të. Pason Sllovenia, e cila është pas Kroacisë, ndërsa Serbia është në pozicionin e 30-të me 509.12 të infektuar për 100,000 banorë.

Kur bëhet fjalë për shkallën e sëmundjes në shtatë ditët e fundit, numri më i madh i njerëzve të infektuar për 100,000 banorë u regjistrua në Andorra, më pas në Republikën Çeke, pastaj Belgjikë dhe Holandë, ndërsa Mali i Zi është në vendin e pestë. /GazetaShqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore