Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritet zyrtarisht edhe çmimi i cigareve, zbuloni se sa do kushtojnë tashmë!

Rritet zyrtarisht edhe çmimi i cigareve, zbuloni se sa do kushtojnë

Tashmë dhe çmimi i cigareve është shtrenjtuar. Zyrtarisht nga fillimi i këtij viti paketa Marlboro nuk është më nën 3 euro. Vitin e kaluar një pako e tillë e cigareve është shitur për 2.50 dhe 2.89 centë. Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 250 milionë euro për blerje të duhanit në vit.

Qytetarët e Kosovës vitin 2022 e kanë mbyllur me rritje të çmimeve.

Por, edhe ky vit ka nis keq për ta.

Rritja e çmimeve është vrenjtur që në ditët e para të 2023. Edhe produkti fort i konsumuar nga qytetarët e Kosovës është shtrenjtuar.

Tashmë një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite me parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë.

“Cigare -Malboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK.

Se qytetarët e Kosovës janë konsumues të cigareve tregon vlera e lartë që importohet çdo vit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti importohen 3,500 tonelata të cigareve me vlerë të mbi 90 milionë euro.

Kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, në një deklarim për media pati treguar se në vit,

Sipas tij, kjo shifër është barrë e rëndë për familjet në aspektin social.

“Është shifër shumë e lartë duke marrë parasysh buxhetin e Kosovës. Ndërsa, sipas disa analizave, ndër masat që çon në rritjen e vetëdijes të qytetarit është edhe rritja e çmimit të duhanit”.

Ngritje e re e vrullshme çmimesh ka nisur që në ditën e parë pas festës së Vitit të Ri. Që nga 1 janar 2023, qytetarët e Kosovës u përballën me çmime të reja të ngritura befasisht, të një numri produktesh elementare ushqimore, e sidomos të disa produkteve që lëndë të parë kanë qumështin.

Në këtë fillim vit kanë ndodhur shtrenjtime edhe te disa produkte të tjera të konsumit të gjerë. Sipas statistikave të ASK-së, çmimet kanë shënuar ngritje edhe te një numër produktesh të tjera.

Më saktësisht, sipas ASK-së, janë shtrenjtuar kafja e bluar, çaji, detergjenti për rroba e shampo për flokë. Çaji është shtrenjtuar për 67 centë.

Ndryshe, për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.

Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, ka thënë se do të ketë ulje të inflacionit deri në 6 për qind.

“Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pastaj do të ndikojë në rritjen e konsumit si komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend”, ka deklaruar Mehmeti.

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011 është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro./ Monitor

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore