Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritet paga e ushtarakëve/ Nga 1 korriku paguhen të gjithë...

Rritet paga e ushtarakëve/ Nga 1 korriku paguhen të gjithë...

Duke nisur nga data 1 korrik, ushtarakët do të kenë një pagë 30% më të lartë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili foli pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur ditën e sotme.

“Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Kemi bërë rritjen historike të pagës. Jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët, nga ushtari i parë, tek gradat më të larta, nga data 1 korrik, do kenë një pagë 30% më të lartë. Është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Plus pagesa shtesë të trajtimit ushqimor. Kemi hartuar dhe një ankesë, një listë me 30 pozicione që marrin një shtesë tjetër mbi shtesën e pagës” – tha Peleshi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore